“Pasoja negative për BE”/ Paralajmërimi i Prodit: Nuk ka arsye për të ndaluar zgjerimin!

time

Romano Prodi, ish-presidenti i Komisionit Evropian, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të ndaluar zgjerimin e Bashkimit Evropian. Gjatë bisedës në forumin “Tirana Connectivity Forum” për të ardhmen e rajonit dhe ndërlidhjet mes vendeve konkretisht për rastin e Shqipërisë, Prodi theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë real për të mos hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

Kur foli për ‘reagime negative’ për mos afrimin e Shqipërisë me BE-në, ish-kreu i KE-së iu referua interesit të Kinës dhe Turqisë për të pasur lidhje të forta.

“Është e qartë se nuk mund të kemi një apo dy ish-republika të ish-Jugosllavisë në BE apo raste përjashtimore si Shqipëria që të mbetet jashtë, ndërkohë që kemi Bulgarinë, Rumaninë apo Slloveninë brenda.

Nuk ka absolutisht arsye për të ndaluar zgjerimin, sigurisht që duhet të jemi strikt, të vendosim parakushtet nga aspektet demokratike, por është e qartë se procesi duhet të nisë pasi në të kundër krijon vakum dhe keqinterpretim dhe mund të përgatiteni më pas për reagime negative me pasoja për të ardhmen.

Për të nisur negociatat nuk ka probleme ekonomike apo demokratike, ndaj duhet nisur analiza e reformave që duhen bërë në mënyrë që të finalizohet procesi brenda një kohe të shkurtër. Nëse më thoni cilat janë pengesat? Pengesa nuk ka! E ardhmja jonë është shumë e afërt por ne nuk e çojmë në fund këtë proces”, deklaroi Prodi për Euronews.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *