Për të mbështetur Kosovën dhe Malin e Zi në përpjekjet e tyre kundër pandemisë COVID-19, Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë dorëzoi pjesën e parë të pajisjeve mjekësore.
“Mallrat mjekësorë përfshijnë kryesisht pajisje mbrojtëse personale si: maska FFP2, maska kirurgjike, dorëza njëpërdorimshe dhe syze mbrojtëse. Kjo do të ndihmojë personelin mjekësor për të mbrojtur veten nga infektimi me COVID-19 kur trajton pacientët”, thuhet në një komunikatë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, të cilët kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave, shkruan REL.
Sakaq, në njoftim thuhet se një seri e dytë e pajisjeve do të arrijë përmes transportit rrugorë, i cili përmban më shumë se 10 tonë ndihma.
Kjo është ndihma më e madhe individuale e qeverisë gjermane e cila dedikohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Malit të Zi.
h.b/dita
