“Gripi normal po ngatërrohet me COVID”, Brataj tregon dallimin mes tyre nga këto shenja

time

Skënder Brataj, mjeku i njohur gjatë një interviste në televizion ka shpjeguar se cili është dallimi mes shenjave të gripit normal me atë të COVID, pasi ngjashmëritë e shumta mes tyre kanë bërë që njerëzit të ngatërrohen.

Sipas Bratajt dallimi mes tyre bëhet nga simptomat, duke theksuar se COVID-19 fillon në mënyrë graduale dhe se nuk ka rrufë e sekrecione të shpeshta siç i ka gripi. Sa i përket vdekshmërisë nga COVID, Brataj tha se tashmë është vërtetuar se nga të gjitha pandemitë, koronavirusi ka një vdekshmëri më të ulët.

Ka shumë ngjashmëri midis tyre sa i përket shfaqjes së sëmundjes. Të mos harrojmë veç virusit të gripit që është në mbërritje në sezonin e tanishëm ndodhin ftohjet ose rrufa që shfaqet me shenja të ngjashme me Covidin ose dhe me vetë gripin. Në çfarë do ti bëjmë diferencën, në shenjat e simptomave. Fillimi i smptomave te rrufa është graduale kurse të gripi është i menjëhershëm, temperatura skuçja dmth gjendje e keqe shëndetësore. Covid fillon në mënyrë graduale, por nuk ka rrufë dhe sekrecione të shpeshta siç i ka gripi dhe ftohja por fillon me një shfaqje temperatura dhe lodhje e djersitje, pastaj hyn kolla dhe vështirësia në frymëmarrje. Mund të ketë edhe diarre sepse varet nga aparati që prek COVID. Tipike e COVID është komplikanca që shkakton në mushkëri” tha Brataj.

Më tej ai foli për vdekshmërinë lidhur me pandemitë që kemi kaluar deri sot.

Ndryshime kanë ndodhur dhe te koronavirusi, te format  e lehta është se zgjat 3 ose 4 ditë. Por te gripi nëse temperatura fillon e kalon këtu, ndërsa tani forma të tjera të covid po na shfaqen edhe me temperaturë sufrebirle.

 Dhimbjet te rrufa janë të lehta, kurse te gripi janë më të lehta ndërsa te covid kur je i  infektuar dhe shfaq sëmundje nuk ka pjesë të trupit që nuk të dhemb.

Tani është vërtetuar se nga të gjitha pandemitë kjo është me një vdekshmëri më të ulët disi më shumë sesa gripi por më pak nga të gjitha pandemitë që kemi kaluar deri tani“, shtoi ai.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *