Durrës/ Plagoset një punonjës i forcave xheniere gjatë shpërthimit të komanduar të pallatit

time

Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës është shembur me shpërthim të komanduar.

Objekti i cili ndodhej në lagjen 16, pranë ndërmarrjes se ujësjellës kanalizimeve Durrës ishte klasifikuar DS5 dhe u shemb me afro 200 kg lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është plagosur një ushtar, i cili është dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.

“Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit 12-katësh, ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të dëmtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të vështira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertët e batalionit të xhenios. Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kësaj të shtune. Për realizimin e këtij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe  39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *