Pas shtrimit në spital të Donald Trump, mjeku i këtij të fundit është shprehur se presidenti është në humor të mirë dhe se nuk ka pasur ethe në 24 orët e fundit.
Sean Conley tha se nuk është e nevojshme t’i jepet oksigjen shtesë dhe më tej u shpreh optimist se presidenti nuk do të ketë nevojë të oksigjenohet në të ardhmen. Conley gjithashtu tha që rrahjet e zemrës së presidentit dhe presioni i gjakut janë brenda kufijve normalë.
“Ai e ka përfunduar dozën e tij të parë dhe po pushon i qetë. Ai u dërgua në spital sepse … ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ne po vëzhgojmë presidentin nga afër për ndonjë shenjë të komplikimeve, ose nga sëmundja e koronavirusit ose nga trajtimet” tha një nga mjekët, Sin Dooley.
Mirëpo në kundërshtim të fjalëve të mjekut kanë shkruar mediat ndërkombëtare të cilat bëjnë me dije se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, i cili ndodhet i shtruar në spital prej mbrëmjes së djeshme si pasojë e infektimit me Covid-19.
Mediat ndërkombëtare, bazuar te një burim, shkruajnë se parametrat jetësore të “Presidentit gjatë 24 orëve të fundit ishin shumë shqetësuese dhe 48 orët e ardhshme do të jenë kritike“.
Kujtojmë se Donald Trump u infektua me COVID-19 së bashku me bashkëshorten dhe kjo gjë u njoftua paraditen e së premtes. Sakaq, mbrëmjen e djeshme Trump u dërgua në spitalin ushtarak në SHBA.

Turpi më i madh: të infektohet Presidenti i Amerikës ???!!! Kush mund dhe kush duhet të jetë më i siguruar se ai?! Turp!
Fai @…
;Mos e ngateri kekun me byrekun . Nuk te pyet infeksioni ,dhe ska te beje dhe nuk e njeh fare politiken .I uroj sherim sa me te shpejte presidentit te nderuar Trump.!!!
Fai @…
;Mos e ngatero kekun me byrekun . Nuk te pyet infeksioni ,dhe ska te beje dhe nuk e njeh fare politiken .I uroj sherim sa me te shpejte presidentit te nderuar Trump.!!!