Në Francë janë regjistruar rreth 17 000 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Francë sipas shifrave zyrtare të publikuara sot dhe kanë humbur jetën 49 persona si pasojë e virusit.
Në Francë janë regjistruar rreth 17 000 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Francë sipas shifrave zyrtare të publikuara sot dhe kanë humbur jetën 49 persona si pasojë e virusit.
Sipas të dhënave të agjencisë së Shëndetit Publik, numri i kontaminimeve të reja është 16 972, një numër ky që krahasohet me 24 shtatorin me mbi 16 000 raste.
Sakaq, shkalla e pozitivitetit të testeve vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe përsa i përket numrit total të personave që kanë humbur jetën nga COVID që nga fillimi, ka arritur në 32 198 persona.
Nga ana tjetër janë 1 289 pacientë me COVID-19 që ndodhen aktualisht në kujdes intensiv në të gjithë shtetin e Francës.
h.b/dita
Sign in to your account
