Nicholas Luna, një nga ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë që punon më afër Presidentit Donald Trump ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Ky lajm është konfirmuar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN i cili ka treguar se asistenti i Presidentit, ka si detyrë kryesore që të shoqërojë Presidentin gjatë gjithë ditës dhe natës.
Ndërkohë, si pasojë edhe ai ka rezultuar pozitiv nga COVID-19 pasi kjo lloj detyre ka bërë që ai të jetë shumë afër me Trump. Bloomberg ishte i pari që raportoi testin pozitiv të Luna-s ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk dha asnjë koment.
Kujtojmë se Donald Trumb dhe partnerja e tij janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe kjo u njoftuar paraditen e së premtes.
h.b/dita
