Napoli është skuadra që Bakayoko përfundoi pasi u nis dhe e priste Milani.
Tiemoué Bakayoko, pas më shumë se 1 viti kthehet në Serie A dhe sërish me trajner Gatuson, por jo më me ngjyrat kuqezi.
Sakaq, futbollisti ka zbarkuar në Romë për ekzaminimet mjekësore, që do t’i paraprijnë njoftimit zyrtar nga Napoli. Klubi më i interesuar për Bakayokon ishte Milani, por negociatat me Chelsea-n kurrë nuk u konkretizuan.
Marrëveshja me Chelsea-n është arritur për huazimin vjetor të mesfushorit, i cili do të luajë në Napoli deri më 30 qershor 2021.
h.b/dita
