Zgjedhjet e 25 prillit/ Vasili: Me votimin e nesërm nuk ka hapje negociatash!

time

Nesër pritet që të votohet në kuvend kodi zgjedhor, opozita e bashkuar ka dalë në një deklaratë.

Sakaq, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë bërë të ditur sot përpara medias se cili është qëndrimi i opozitës jashtë parlamentit për votimin gjatë ditës së nesërme të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se me votimin që pritet të bëhet nesër në parlament nuk ka hapje negoviatash.  Ai është shprehur se integrimi i Shqipërisë në BE ka vetëm një armik dhe instrument politik që është rilindja.

“Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë e as më pak, përgjegjësi shumë e rëndë për sot dhe për nesër, përgjegjësi nga e cila Edi Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme, në funksion të një strategjie të mirë përcaktuar, varros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit, që mbajti 3 vite pezull integrimin, për një kryetar qarku në Fier, shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër: pengimin absolutisht me çdo kusht të integrimit europian të vendit.

Sot ky integrim ka vetëm një armik, ka vetëm një instrument politik, që është Rilindja, ka dhe të njëjtin person konstant në vite që shfaqet në momentin kur ky integrim duhet të ecë përpara, që ta pengojë me çdo kusht. Pra axhenda e e Edi Ramës është anti perëndim, anti NATO dhe është e drejtuar në një drejtim krejtësisht negativ, të pa njohur, drejt realiteteve informale, drejt informaliteteve të ngarkuara me pisllëk politik, por që janë e kundërta e asaj që shqiptarët kanë kërkuar, kërkojnë e për të cilën luftojnë.”- u shpreh Vasili.

Share This Article
7 Comments
  • E perkthyer ne shqip , kjo duhet kuptuar , se ” Opozita do te beje gjithecka per te penguar celjen e bisedimeve me BE-ne ! Kjo nuk eshte gje e re , sepse e kemi pare me syte tona deshiren tuaj mizore antishqiptare ne keto 30 vjet qe ju qendroni ne politike !

  • Te dhjefsha negociatyet e tua o Vasil.
    Ju don pushtet ne Tavolin pore harrojeni kete.
    Jeni mesuar te pergedhileni her nga PD e here Nga PS dhe sote u ka ngelur sharfra ne gozhde.
    Po ngelen Negociatat per ty te dhjefsha negociatat e tuja.!

  • Peco Vasili bythelepiresi i Likes qe ka turperuar origjinen e tij.
    Palaco burre qe ndien humbjen dhe per te kompensuar “dhimbjen” bllokojne integrimin e vendit.
    Anti Shqipetare te thekur gjithe llumi 30 vjecar i politikqeneve!

  • Po mbeti integrimi ne doren tende, te likes de mones, more hajdute ordinere, kurre mos u befte. Shqiptaret do te punojne vete per integrimin, duke mposhtur edhe punen tuaj te felliqur kundraverse. Plehra.

  • As mos e mendoni me kete : ligji franceze Qe u ba pas pranimint tekroacise , kerkon Tash referendum popullor per te pranuar nje anetar tjeter: edhe ne kushtet e sotshme ekonomike e politike ku Lepen po fiton cdo dike pika, ju garantoj se asnje shanz nuk keni qe ky referendum te irganizohet ne France per ju!
    Harroni evropen edhe punoni per veti pa evrope! Mos u mashtroni kot edhe mos mashtroni shqiptaret kot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *