Të paktë tre persona në Itali janë raportuar të vdekur ndërkohë që ende shumë persona raportohet të jenë të zhdukur.
Ndërkohë, zona më e goditur është Piemonte e cila pati një nivel reshjesh që nuk është parë që nga viti 1958. Dy viktimat e para ishin një zjarrfikës dhe një burrë makina e të cilit u mor nga lumi Sesia, identiteti i viktimës së tretë nuk behët ende i ditur.
Sakaq, shërbimet e shpëtimit francez dhe italian rritën përpjekjet e tyre të kërkimit në disa fshatra pranë kufirit të dy vendeve. Në Francë, situata paraqitet akoma e rëndë, ku zona të shumta janë pa energji elektrike.
h.b/dita
