Luftimet vijojnë në Naghorno-Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Së fundmi një raketë që ka rënë në qytetin Ganja dhe ka vrarë 1 qytetar dhe ka lënë 4 të tjerë të plagosur.
Lidhur me këtë ka reaguar Armenia e cila mohon që të ketë sulmuar, por Azerbajxhani kërcënon ashpër se do të godasë bazat ushtarake që ndodhen edhe brenda territorit armen.
Kjo gjë paralajmërohet vetëm për të detyruar largimin e trupave ushtarake kundërshtare nga territori i saj. Sakaq, SHBA, Franca dhe Rusia i kanë bërë thirrje bashkarisht dy vendeve të ulin armët, por edhe pse palët kanë treguar gatishmëri për armëpushim e dialog, luftimet vijojnë.
h.b/dita
