E trishtë/ Shuhet shkrimtari dhe regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Vlashi

time

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

“Komisioni i artit dhe trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave përjeton me dhimbje të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të intelektualit të shquar Gjergji Vlashi. Gjergj Vlashi ishte shkrimtar, dramaturg dhe përkthyes i autorëve të rëndësishëm të letërsisë botërore në gjuhën shqipe. Ai konsiderohet si regjisor modernizues i estradës dhe një nga themeluesit e varietesë muzikore. Ai ishte personazh-kyç i tri periudhave të zhvillimit të artit të dramës dhe i teatrit shqiptar: para lufte, mbas saj, si dhe gjatë tranzicionit të pas viteve 1990.

Siç ka dëshmuar shkrimtari Ismail Kadare, dorëshkrimi i romanit të tij të ndaluar “Përbindëshi” u ruajt nga Gjergj Vlashi në kushte tejet të vështira të kontrollit ideologjik për më shumë se dy dekada dhe sot e kësaj dite është pjesë e arkivës së tij. Ai ishte një mik i madh i artistëve të rinj, model i një jete të frymëzuar dhe frymëzues i punës së pandërprerë intelektuale. I shprehim ngushëllimet më të thella familjes Vlashi, miqve të tij, komunitetit artistik e qytetar në Durrës e në mbarë Shqipërinë”, ka shkruar Komisioni i artit dhe trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave.

Gjergj Vlashi lindi në vitin 1928 dhe shkollën fillore e të mesme e kreu në qytetin e lindjes, Durrës. Ai u mor me teatrin amator që në vitet e para të pas luftës, si dhe debutoi në disa shfaqje.

Vlashi punoi si regjisor në klubin e portit detar fill pas shërbimit ushtarak, për t’u emëruar si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në vitin 1957. Tre vite më vonë,  u krijua trupa e estradës profesioniste, ku ushtroi profesionin e regjisorit deri në vitin 1990, kur doli në pension.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Eshte merite e tij qe e mbajti humorin Durrsak ne majat e cilesise,,jo pak por 50 vjet..Diti te angazhoje ne skene amatore qe u bene shpirti i artit kombetar si Qemal Kertusha,Aishe Stari,Fadil Hasa,Muharrem Hoxha,Roland Koca etj..Duke cfletuar koleksionet e senduqeve te vjeter,gjeta nje Nentori,te 1959 ku Gjergj Vlashi shkruante per aktorin e ri me prespektive,Qemal Kertusha(ne fakt u be kengetar).
    Shihni si jane degjeneruar spektaklet e humorit te televizioneve private,,pse?sepse aktoret sapo ndjehen VIPA,behen edhe regjisore,edhe textexhij,edhe skenariste dhe mender kane perfunduar ne batuta pijetoresh,qe nuk i duron njeri.jane kthyer ne DELENXHIJ.
    I ndritte shpirti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *