Liria

J L

Jo vetëm për vete

 

Sa kohë njëriu është i gjallë,

I lidhur është me zinxhirë,

Një vetëtimë i nxin në ballë

Dhe asnjëherë nuk është i lirë.

 

Sa kohë frymë njeriu merr,

Rri i hutuar n’udhëkryq

E vjen vërdallë, si në një ferr,

Çdo çast me veten ësht’ në gjyq.

 

E lodh, e tret paragjykimi,

E telikos mundim’ i jetës

Dhe frikacaku, edhe trimi

Në cep i rrinë së vërtetës.

 

Në skaj i rrinë së vërtetës,

Me hir, në daç, e me pahir,

Kush ngjyen në pjatën e jetës,

Në asnjë çast nuk është’ i lirë…

 

Nga mijëra fije mbahet lidhur,

I zhytur në një pus të thellë,

Eh, jeta është pelin i hidhur,

Ku korret ajo që ke mbjellë.

 

Në paralele, meridianë,

Veç himni i lirisë jehon,

Të gjithë në buzë atë e kanë,

Sepse lirua iu mungon.

 

Dhe mbreti më i madh në botë,

S’e ka lirinë e një trumcaku,

Të një trumcaku krejt të kotë,

Por që lirinë e ka, së paku.

 

Njeri, mos rri kaq larg varrezës,

Ku prehet kurm’ i njerëzisë,

E fundit ditë e jetëzezës,

Është dit’ e parë e lirisë…

17 janar 2009

 

Kur shuhen yjet dhe poetët

 

Me mijëra vargje shkruaj pa mundim,

Ata në tru më mbijnë më tepër,

Ndaj më mjafton të ulem, miku im,

Dhe ato mijëra thjesht t’i hedh në letër.

 

Sikur t’i biesh anembanë planetit,

Nuk mund të gjesh të tillë psikopat,

Po gjer tani, ofiqin e poetit

Ende e kam për shpresë dhe për fat.

 

Po në qofsha makinë poezie,

E di, atë ofiq do ta humbas

Dhe, në një çast të hidhur prej mërzie,

Për të shpëtuar, veten do ta vras…

 

Për të shpëtuar nderin, poezinë,

Veten do ta vras me të vërtetë,

Që të mos thonë: “U prish një makinë…”,

Po të thonë: “U shua një poet!…”

 

Po të thonë: “U shua një poet,

Që këndoi për zogjtë edhe pyjet…”

Në këtë botë, është e vërtetë,

Shuhen veç poetët dhe yjet.

 

18 janar 1999

Share This Article
4 Comments
  • “The world says: You have needs — satisfy them. You have as much right as the rich and the mighty. Don’t hesitate to satisfy your needs; indeed, expand your needs and demand more. This is the worldly doctrine of today. And they believe that this is freedom. The result for the rich is isolation and suicide, for the poor, envy and murder. “(Fyodor Dostoevsky)

    Sikur politikan tepër i rëndësishëm të isha,
    sikur në një fron mbretëror prej ari të rrija,
    edhe sikur një yll hollywoodi të bëhesha,
    Asgjë nuk më vlen kur më mungon liria.

    Sikur Zoti supozojmë se do ekzistonte,
    edhe sikur një mysliman Krishtin ta njihte,
    sikur vërteta e madhe të mos çensurohej,
    vetëm liria për ta thënë zgjidhja do ishte.

    Kështu nuk do kishte më gënjeshtra,
    dhe veç e vërteta do ishte mbret,
    me besim më nuk do na mashtronin,
    dhe shpresa do kishte vlerë vërtet.

    Prandaj rruga më e mirë është liria,
    për lirinë luftohet ajo çmim nuk ka,
    konformiteti të bën të jesh skllav,
    dashuria shpeshherë të bën budalla.

    Sa kohë njëriu është gjallë e jeton,
    mund të thyejë pa frikë çdo zinxhir,
    veç gënjeshtrën si aleat nuk mendon,
    e vërteta e ndriçon dhe e bën të lirë.

    Sekreti i lumturisë është liria,
    gjithkush ka të drejtë të jetojë siç do,
    sekreti i lirisë është guximi,
    plotëso nevojat dhe guxo jeto.

    Kur nuk je i lirë që ndonjëherë të gabosh,
    nuk mund të jesh plotësisht i lirë,
    kërkimi i lirisë mund të bëjë peng dëshirash,
    disiplina shpeshherë të bën njeri më të mirë.

    Nëse s’je i lirë poet nuk quhesh,
    shëmbe murin e frikës më të madhe,
    askujt s’i hyn në punë e s’i duhesh,
    kur bën thjesht vargje për para e halle.

    Liria është e rruga për të përparuar,
    është fryma e jetës pa të zëre s’jeton.
    Çfarë do paguaje ti për të jetuar?
    Lirinë pas vdekjes dot s’e gëzon.

  • Liria

    “The world says: You have needs — satisfy them. You have as much right as the rich and the mighty. Don’t hesitate to satisfy your needs; indeed, expand your needs and demand more. This is the worldly doctrine of today. And they believe that this is freedom. The result for the rich is isolation and suicide, for the poor, envy and murder. ” (Fyodor Dostoevsky)

    Sikur politikan tepër i rëndësishëm të isha,
    sikur në një fron mbretëror prej ari të rrija,
    edhe sikur një yll hollywoodi të bëhesha,
    Asgjë nuk më vlen kur më mungon liria.

    Sikur Zoti supozojmë se do ekzistonte,
    edhe sikur një mysliman Krishtin ta njihte,
    sikur e vërteta e madhe të mos çensurohej,
    vetëm liria për ta thënë zgjidhja do ishte.

    Kështu nuk do kishte më gënjeshtra,
    dhe veç e vërteta do ishte mbret,
    me besim më nuk do na mashtronin,
    dhe shpresa do kishte vlerë vërtet.

    Prandaj rruga më e mirë është liria,
    për lirinë luftohet ajo çmim nuk ka,
    konformiteti të bën të jesh skllav,
    dashuria shpeshherë të bën budalla.

    Sa kohë njëriu është gjallë e jeton,
    mund të thyejë pa frikë çdo zinxhir,
    veç gënjeshtrën si aleat nuk mendon,
    e vërteta e ndriçon dhe e bën të lirë.

    Sekreti i lumturisë është liria,
    gjithkush ka të drejtë të jetojë siç do,
    sekreti i lirisë është guximi,
    plotëso nevojat dhe guxo jeto.

    Kur nuk je i lirë që ndonjëherë të gabosh,
    nuk mund të jesh plotësisht i lirë,
    kërkimi i lirisë mund të bëjë peng dëshirash,
    disiplina shpeshherë të bën njeri më të mirë.

    Nëse s’je i lirë poet nuk quhesh,
    shëmbe murin e frikës më të madhe,
    askujt s’i hyn në punë e s’i duhesh,
    kur bën thjesht vargje për para e halle.

    Liria është e rruga për të përparuar,
    është fryma e jetës pa të zëre s’jeton.
    Çfarë do paguaje ti për të jetuar?
    Lirinë pas vdekjes dot s’e gëzon.

  • PRONA ESHTE LIRIA , DHE AI QE TE VJEDH PRONEN ;TE KA VJEDHUR LIRINE .

    Por edhe ai qe shet pronen ,ka shitur lirine .

    PA DREJTESI , NU KA LIRI .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *