“Po vini në rrezik negociatat”, Rama: Gjithëpërfshirja nuk do të thotë të biem dakord 100%

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët pasi mbajti fjalën e tij në Kuvend.

Kreu i qeverisë vijoi retorikën e njëjtë sa i përket replikave me presidentin Ilir Meta. Edhe një herë ai shtroi pyetjen se çfarë duhet të bëjnë akoma shqiptarët për kreun e shtetit?

“Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët akoma për Ilir Metën? Një njeri që fatkeqësisht nuk ngopet dhe nuk ndalon së ngatërruari dynjanë… Kur flasim për formula, flasim për prefernca, ne mënyrën sesi behet hapja e listave. Nuk i shpikim ne. Ne kemi studiuar si funksionon sistemi në botë. Me kete mekanizëm gjithkujt i jepet mundësia të konkurroje.”

I pyetur për uljen e pragut nga 3 në 1 për qind, Rama u shpreh se nuk është diktator dhe as autokrat dhe se ky është një proces kompromisesh. Prandaj, shtoi ai u mor parasysh kërkesa e PD për uljen e pragut.

Sa i përket deklaratave të opozitës se me miratimin e njëanshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor negociata nuk ka, Rama u shpreh se gjithëpërfshirja nuk do të thotë që në fund të bien dakord 100 për qind

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Po cfare negociata mor lurve e Dules, Evropa vuri vizat prape. Keshtu do vazhdosh te mashtrosh o vrrime e Vulinit?

        • Replika ishte per Mirelin!

          Personale, sepse eshte nje njeri qe nuk i shpeton asnje koment pa i bere analizen simbas skizofrenise se tij!
          Sa per Rame-Mete-Bashe-Berishe e CO& ne te semes te shkojne nga i pari e deri tek i fundit.

          Cfare integrimi e cfare “te drejte votimi” pret ndonje njeri normal nga ata vemje?

          Per mua as kane bere gje e as pres nga ata.
          Per turp jane te gjithe,por te mendosh se mbas kaq vitesh te rikthehet perseri Talebani Sali Berisha eshte kulmi….
          Atje ka marre fund cdo gje.

  • REMO foli per partite e vogla qe kane bere namin nderkohe uli pragun qe te kete particka neser….sa per Vizat na vune vizen e negociatat iken per lesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *