Sipas autoriteteve lokale, katër persona kanë vdekur dhe të paktën 18 të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në Francën jug-lindore.
Franca e Jugut u godit gjatë fundjavës nga shiu i rrëmbyeshëm dhe lumenjtë që dolën nga shtrati kanë marrë me vete shtëpitë, urat dhe pjesët e rrugëve.
Mirëpo autoritetet nuk mund të japin një vlerësim më të saktë për numrin e të vdekurve nga përmbytja. Nga ana tjetër, shërbimet e urgjencës përpiqen të arrijnë në fshatrat e përmbytura pasi shumë rrugë janë bllokuar.
Sakaq, një zëdhënëse e prefekturës Alpes Maritimes i tha për ‘Reuters’ se rreth 18 persona mund të jenë zhdukur, por nuk dha detaje të tjera.
h.b/dita
