COVID-19/ Njihuni me vendin që është në prag të valës së katërt të koronavirusit

time

Sipas ekspertëve të shëndetit publik në vendin aziatik shumë shpejt, një valë e katërt e koronavirusit mund të godasë Hong Kongun.

Hong Kongu ka qenë shumë i suksesshëm në parandalimin e COVID-19, me vetëm 1400 raste të konfirmuara dhe 7 viktima deri në qershor, por qyteti me 7,5 milionë banorë ka liruar masat shtrënguese dhe ekspertët janë të shqetësuar për rritjen e rasteve nga lirimi i lëvizjes së udhëtimit.

Zyrtarët thanë se valën e tretë e kanë kaluar në fillim të korrikut, me rastet që u pesëfishuan dhe numri i viktimave i kaloi 100 për 3 muaj. Sakaq, thuhet se tani, qyteti është në prag të valës së katërt, e shkaktuar nga rastet lokale që nuk gjurmohen dot, udhëtarët nga jashtë dhe afrimi i sezonit të gripit.

h.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *