SHËNIM: Një paralele mes Ukrainës (sot) dhe Shqipërisë (2011)

anazapta

Nuk janë idealet, por interesat ato që rregullojnë e përcaktojnë ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Është vetë superfuqia e vetme e botës që e ilustron këtë fakt, sidoqë herë pas here është po kjo që rreket të krijojë idenë se parimet e vlerat janë në themel të politikës së saj të jashtme. Sigurisht, ndonjëherë është dhe kështu (fjala vjen, lufta në Kosovë), por në të shumtën e rasteve ndodh e kundërta, dmth SHBA-të bëjnë atë që duan/munden, e jo atë që duhet.

Sa më sipër e dëshmon qartazi Ukraina e sotme, ku protestuesit opozitarë kanë dalë në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e Presidentit të tyre. Forcat e sigurisë e të policisë, të urdhëruara nga ky i fundit, u janë përgjigjur protestave me arrestime arbitrare e me dhunë të shpërpjestimuar, por pa lënë viktima. E megjithatë, amerikanët kanë qenë të qartë e të prerë. “Përdorimi i dhunës kundër protestuesve paqësorë është një veprim i patolerueshëm”, citohet të ketë thënë John Kerry, i cili ka dërguar dhe njërin prej vartësve të vet në Kiev me detyrën që t’ia shtrëngojë vidhat Janukoviçit.

Në fillim të vitit 2011, një Janukoviç në Tiranë vrau katër protestues, dhe reagimi i amerikanëve ishte gati mirëkuptues. Madje, vartësit e sekretarit amerikan të shtetit vinin në Tiranë për t’na thënë se “ka pasur përgjegjësi dhe opozita që protestoi dhunshëm kundër policisë (në fakt, protestuesit ishin të paarmatosur dhe nuk pati asnjë viktimë policore)”. Një zyrtar me emrin Jonathan Moore na u shfaq dhe ca ditë më parë në Tiranë, dhe nuk harroi të bënte një takim të veçantë me atë që ka urdhëruar ato vrasje më 21 janar 2011. Ka dashur t’u thotë institucioneve të drejtësisë shqiptare se me të s’duhet të krruhen? Gjasat janë që po.

Përse atëherë SHBA-të kanë dy njësi matëse për të njëjtën peshë? Përgjigja është e thjeshtë. Real-politika thotë se në Ukrainë është në kandar një interes i madh (përcaktohet kufiri gjeo-politik i Perëndimit), ndërsa në Shqipëri ka qenë në kandar një “vlerë” e vogël (demokracia). Dhe në këtë mes nuk ka ndonjë gjë të pakuptueshme. Prandaj SHBA-të nuk duhen qortuar që bëjnë real-politikë. Duhemi qortuar ne të këtushmit që presim zgjidhje nga ata që zgjidhjet i kanë me hir me pahir real-politike. Në çështjen e amëve kimike shqiptarët dolën të fituar, pasi zgjidhjen nuk e pritën nga jashtë. E gjetën vetë. Kjo është ajo që duhet të bëjnë gjithnjë.

Share This Article
6 Comments
  • A qendrion akoma percaktimi qe i eshte bere kapitalizmit,per qellimin final te tij: SIGURIMI I FITIMEVE MAKSIMALE,NEPERMJET,GRABITJEVE,DJEGJEVE,VRASJEVE,LUFTRAVE DHE DERI NE SHPERTHIMIN E LUFTRAVE RAJONALE E BOTERORE? Kjo eshte pergjigja qe duhet te japi nje analist,i cili meret vetem me kete pune.Megjithate ju keni ate kurajo,qe kete te vertete edhe sot,ta jepni me zbuje te egersise se ketij sistemi.

  • Muç, rralle here flet kaq sakte. Sidomos vleresimin per ate birbon amerikan qe vjen dhe takon saliun e serbeve. Ne jemi popull fukara, nje nga arsyet qe mbajme ne shpine politikane horra. Po qe per mend sa kemi ne te gishti i kembes aq mend ka Moori qe na eshte ber mor…
    Shqiptaret ashtu si me armet kimike duhet ti dalin zot vetes. Ameriken ta duan, por mbasi te kene dashur veten dhe kalamjte e tyre.

    Muç, shkruaj me shpesh.

  • Eshte pikerisht keshtu. Nuk i heq asnje presje analizes tuaj, z. Nano. “Në çështjen e amëve kimike shqiptarët dolën të fituar, pasi zgjidhjen nuk e pritën nga jashtë. E gjetën vetë. Kjo është ajo që duhet të bëjnë gjithnjë”. E mrekullueshme.

  • Amerika mbeshtet veten. Tek ne miqte. Geshtenje e percelluar behesh kur si hyn me ne pune Amerikaneve. Berisha me c’duket eshte akoma ne prush.
    Parimet kane vlere vetem kur i sherbejne qellimit.
    Me Amerikanet eshte si me masterplanin e nje qyteti, dikujt i bie ne prone te behet lulishte, dikujt te behet pallat, dikujt ti vehet dinamiti me qe ka bllokuar rrugen.
    Shqiperise dhe Kosoves deri tani i ka rene zone ndertimi.
    Koeficientin e ndertimit e kemi vete ne dore.

  • Amerika eshte krye kurva gjithmone ka dale ne mbrojte te diktatoreve Gedaf,,Ben Ali,,Mubarak,,Bin Lden y Sali krimineli,,prandaj ne duhet te vendosim vete per fatet e vendit tone p i mare doren kerkujt jemi ne qe do ta bejme kete vend dhe jemi ne qe jetojme ne kete vend,,,amerika ecen me parimin beni sic them une dhe mos beni si bej une rrace bastardesh,,,bravo Muc nje analize q thene troc pa doza per gjoja miq dhe fiq nderkometar qe vetem te keqia i kane bere ketij vendi qe ne krye te heres,,,flm dita jeni e mbrekullueshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *