Opozita brenda-parlamentare, do quhet gjithmonë tradhtare!

J L

Zoti-budallenjtë,

në një thes ka mbledhur,

në Kuvendin tonë,

të gjithë i ka hedhur!

 

Kur gjithë guxim,

dalin në foltore,

ty të neveritet,

raca njerëzore!

 

Kjo është opozita,

brenda parlamentare,

në kokë përveç kafkës,

s’kanë gjë tjetër fare!

 

Ata vlerësohen,

njerëz pa minuse,

gjersa miratojnë,

ligje kushtetuese!

 

A i patë dje,

të gjithë në podium,

s’flisnin si normalë,

po me ham e hum!

 

Pse bërtet Maliqi,

sikur do shpërthejë,

si duket Lulashit,

kërkon t’i pëlqejë!

 

Gjuzi-Alimadhi,

hiqen si të thekur,

por ata tek SHQUPI,

që të gjithë janë djegur!

 

Dhe sikur të lënë,

gjithë mushkat me barrë,

ata për Lulashin,

mbeten tradhëtarë!

 

Në Kuvendin tjetër,

e vë bast me jetë,

asnjeri s’ka shans,

deputet të jetë!

 

Monika të sajëve,

nuk u thotë të pistë,

por asnjë prej tyre,

nuk do lërë në listë!

 

Gjithë qejfin-me Ramën,

kanë për replikë,

sepse budallenjtë,

kurrë s’kanë frikë!

 

Bir Selman i nënës,

kë të qaj më parë,

breshka me shqiponjën,

do hyjnë në garë!

 

Këta që do binin,

në Kuvend therror,

dje e miratuan,

dhe Kodin Zgjedhor!

 

Bash nga opozita,

për Kodin e Ri,

votuan me “po”,

plot njëzet e dy!

 

Në një abstenim,

shkuan pesë të tjerë,

dhe veç pesëmbëdhjetë,

na mbetën Lefterë!

 

Në SHQUPIN e shkretë,

ka nisur vajtimi,

Mandatin e Tretë,

do t’u’a marrë Edvini!

 

Kodi i Ri ka qënë,

nismë e opozitës,

ndaj Luli thotë mufka,

m’u në mes të ditës!

 

Asnjë propozim,

PS-ja s’bitisi,

po ato i bënë,

Hajdari-Murrizi!

 

Me këta PS-ja,

thjesht sa bashkoi votat,

dhe s’u fut në lojë,

shkopi-as karotat!

 

Po veç kundër Ramës,

Luli flet e flet,

dhe paralajmëron,

se humbja e pret!

 

Nëse është kështu,

Luli gramafoni,

në shesh-para SHQUPIT,

dilni dhe festoni!

 

A.DUKA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *