SMS në DITA
Në 0689073730
Partitë politike duhet të parat të respektojnë Kushtetutën e vendit të tyre. Si është e mundur që kryetarët e disa partive që “përgjërohen për Kushtetutën” nuk e zbatojnë vetë atë për sa u përket festave kombëtare?!
Ka mbi njëzet vjet që Saliu dhe disa parti që e ndjekin nga mbrapa festën e çlirimit e festojnë më datë 28 nëntor. A është për ta shkelje e ligjeve kushtetuese dhe nëse po, pse për ta nuk vepron ligji?
Unë si qytetar i këtij vendi mendoj që këta soj politikanësh nuk e duan këtë vend, e duan që të jetë anarshi, ndaj këtë pyetje ja u bëj instancave ligj-zbatuese: Mos vallë ky soj politikanësh e duan ditën e çlirimit datëlindjen e tyre?!
Festat që shpallin vetë mund mund t’i bëjnë në ambjente të mbyllura, në familjet e tyre. Por festat e caktuara me ligj kanë detyrimin qytetar t’i respektojnë. Ndryshe quhen anarkistë.
Nuk mund të ketë një ligj për popullin dhe një ligj për mender politikanin. Ligji është një për të gjithë. Me respekte për stafin tuaj, Pëllumb Meçaj, Tiranë.
