Për katër në pesë persona, humbja e përkohshme e nuhatjes është e lidhur me Covid-19 dhe deficiti i nuhatjes mund të ndodhë në mungesë të etheve dhe kollës, prandaj duhet të konsiderohet ndër simptomat kryesore të infeksionit.
”Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të dalluar infeksionin SARS-CoV-2 nga sëmundje të tjera të frymëmarrjes siç është gripi”, sipas autores së studimit, Rachel Batterham nga University College London, botuar në revistën ”PLOS Medicine”.
Bëhet fjalë për një studim interesant që konfirmon atë që është parë në studimet e mëparshme, që tregon se humbja e shijes dhe aromave pa simptoma është një parashikues i mirë i Covid-19.
Ekspertët kryen shtupën diagnostikuese në 567 individë, të cilët papritmas kishin humbur nuhatjen e tyre.
Praktikisht katër në pesë prej tyre ishin pozitivë për virusin.
Nga këta, 40% nuk paraqesin ndonjë simptomë tjetër të infeksionit, por vetëm humbjen e nuhatjes.
