Me shumë mundësi, Iphoe 12 do të prezantohet të martën e 13 tetorit dhe kjo, pasi Apple ka bërë me dije se do të organizojë një konferencë speciale në këtë datë, dhe shumë ekspertë sugjerojnë se aty do t’i prezantohen botës telefonat e rinj me kapacitetet për rrjetin 5G.
Apple ka paralajmëruar pajisje të reja të fuqishme, ndërsa në konferencën për media shkruan: “Përshëndetje, shpejtësi”.
“iPhone 12” raportohet se do të ketë ekran 5.4-inç, dy versione me ekran 6.1-inç dhe një me 6.7-inç dhe pritet që kjo gjeneratë të vijë me ekrane më të mira e kamera më profesionale.
Pak ditë më parë Apple prezantoi gjatë një konference për media pajisjet e reja, por aty mungoi gjenerata e re e iPhonet.
h.b/dita
