Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat, Teksa u pyet per progres-raportin e BE-së, pohoi se nuk e ka lexuar ende.
“Për hir të së vërtetës nuk e kam lexuar ende progres raportin sepse kam qenë gjithë ditën i angazhuar me punë të tjera, nesër do pres komisionerin. Më vjen mirë që progres raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqet t’i vënë çdo ditë përpara ata që flasin në emër të Europës. Ashtu sikundër më vjen mirë që edhe deklarata e BE-së në lidhje me reformën zgjedhore ishte krejt ndryshe nga ajo që u tha duke parashikuar re të zeza për Shqipërinë duke hedhur një re e tym që ta kapë kush ta kapë dhe të çoroditet kush ka për t’u çoroditur.”, tha ai.
Sakaq, pas takimit që zhvilloi me drejtuesit politikë në qarqe, në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri tha se pas pak ditësh do të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë.
“Ndoshta s’keni faj se i vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë o lajme shumë të vjetra, ose burime të thara informacioni. Ne vazhdojmë punën, diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë ato kodet dixhitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë. Ata që do të jenë të interesuar, do të mund të hyjnë për të bërë investim. Ndërkohë përgatisim hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar PS në parlament.”, -tha Rama.
h.b/dita

Ketu eshte problemi yt: nuk di prioritetet ne punen tende edhe te duken ma te rendsishme batutat ne FB sa leximet e rapporteve , ku kishe mesuar ku çalon shteti yt e organizimi yt i shtetit!
Ata keshilltare per cka i ke ,kur ata cdo do te duaje te teTregojne permbledhjen e rapporteve qe dikkush Duhet me i lexuar?! Nuk ke nje ore ne dite per Me degjuar permbledhjen e keta studenteve te excellence me te treguar per ne nje rapport 10 minutash gjerat qe sipas tyre duhen zgedhje a pergjegje?! Nje organizim i tille te kishte lehtesuar punen, pa pasur nevoje ti te lexojsh gjithe rapportet edhe te kishte mundesuar me pa a ka njereze te afte perreth teje qe duan me ba shtet apo veç te nenshtruar vulnetarisht , qe si parazitet qe ke neper ambasadate tona , vetem rahatohen me taxat tona aty!
Nuk e lexon raportin dhe nesër shkon të takojë atë person me të cilin duhet të bisedojë për këtë raport? Kjo është arsyeja që ne dëgjojmë gjithnjë broçkulla nga ky idiot. Eh mor copë trungu që na zure frymën. Më e keqja është se të kemi votuar e të votojmë ne. Se alternativa për të ndryshuar është po aq idiote sa ti, dhe më e ndyrë se ti.