Letër e nënshkruar
Bardhyl Ermini
Ne jemi një vend që më tepër se për çdo gjë kemi nevojë për drejtues punëtorë e me personalitet, njerëz pragmatik e të përkushtuar. Teorija për ne, tani për tani është luks. Që në të njëjtin vend të jetojnë së bashku familje me të ardhura 3 mijë lekë në muaj, e përball saj të gromësijnë padronë që nuk i kanë thënë një herë punës marshalla e lundrojnë në mirqenje prrallore, tregon se teorija mbi punën e rolin e saj ka rënë. Ka, le ta themi raste, ku grabitja e ka kthyer “majmunin” në “njeri”.
Nuk besohet? Le të ngrihet qoftë edhe komisijoni më i rëndomtë, me përbërje kasapësh apo berberësh, e të filloj të bëj hesapet ashtu si dinë ata, “me kokë”, duke filluar së pari nga zyrtarët që “kontrollojnë” nivelin e korrupsionit, e të shohim. Nuk është e vështirë të kuptohet se deri më sot ish drejtuesit e shtetit nuk ka qënë të përgjegjshëm për barrën që i ka ngarkuar populli, por e kanë kuptuar atë si veti të “aftësisë” të tyre. Për pasojë, na ka mbytur demagogjia “demokratike”, e gjëndja ka qënë absurde. Ish ministri i mbrojtjes, në vend të heshtë e të provojë vehten, bashkë me të edhe organet përkatëse, për të cilat deri dje “betohej” me Kushtetutë, bëhet edhe më absurd. Flet duke sulmuar e vërteton pa patur nevojë aspak për mbrojtje, se e ka “mizën në tru”.
Për fat të keq, edhe për efekt të mungesës të edukatës të lirisë e inisiativës private, vetë ne, apo një pjesë e mirë e jona, jemi mashtruar e në krye kemi vënë njerëz që vinë nga ajo pjesë e të kaluarës që nuk dinë të drejtojnë, por kanë mësuar të ngjallin vetëm instikte e jo të stimulojnë koshiencën e personalitetin njerëzor. Për pasojë kemi vazhduar të “lindim” sundimtarë e kemi vazhduar të çfrytëzohemi për llogari të “të tjerëve” e jo për llogari të familjeve tona. “Kush nuk di të qeverisë, gjithmonë bëhet uzurpator”, thotë një fjalë e një të urti. Dashtë Zoti, data 23 qershor, na ka treguar se pësimi na është bërë mësim.

Bukur z. Bardhyl ermini ! Fraza “…teorija mbi rolin e punes ka rënë etj” të fut ne mendime. Perballe saj eshte ngritur “madheshtore” teorija mbi rolin e grabitjes!? Bukur! Nderime qytetar!
VR!!! Bukur z. Bardhyl ermini ! Fraza “…teorija mbi rolin e punes ka rënë etj” të fut ne mendime. Perballe saj eshte ngritur “madheshtore” teorija mbi rolin e grabitjes!? Bukur! Nderime qytetar!