Eros Grezda, futbollisti i njohur ka zbuluar përmes një fotoje të publikuar në Instastory se është shtruar në spital dhe shprehet se Zoti i sfidon njerëzit.
Grezda ka bërë një foto për të gjithë ndjekësit teksa është i shtrirë dhe i lidhur me aparaturat e nevojshme. Sakaq, partneri i Oriola Marashit nuk tregon asgjë më shumë përveç kësaj, se ç’i ka ndodhur dhe pse ndodhet në spital.
“Zoti i sfidon njerëzit. Njerëzit që njohin karakterin tim e dinë që do bëj gjithçka që të kthehem më i fortë se kurrë.”– shruan ai krah fotos.

h.b/dita
