Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Burime bëjne me dije se deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa për një tjetër është vendosur arrest shtëpie dhe dy të tjerë ende nuk janë kapur.
Sakaq, me dije bëhet gjithashtu se zyrtarët akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “mashtrim” dhe “kontrabandë mallrash pa akcizë”.
Nga veprat e hetuara mësohet se janë:
- Mashtrime me pasoja të rënda, neni 143 i Kodit Penal
- Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172 i Kodit Penal
- Fshehje të ardhurash, neni 180 i Kodit Penal
- Shpërdorim detyre neni 248 i Kodit Penal
h.b/dita

Veprim te pakten 14 vite me vonese. Aty duhet pare gjithcka,vecanerisht nafta ose duhen marre masa te vendoset nje drejtor qe ka qene, me duket Lisi apo Bredhi
Boll u tallet me ne popullin.
SPAKU u krijua per “peshqit e medhenj e jo per cironkat e thara te AKBN-se.
Do te behet ndonjehere serioze kjo qeveri?
Jo more salistani, jo, me akbn eshte lidhur direkt lesh e lija, me monen e liken ne krye. Ata kane marre miliona dollare nga ky institucion, direkt cash dhe indirekt nepermjet marreveshjeve hidrokarbure e minerare. Prokuroria dhet te hetoje me korrektesi pasi aty eshte vjedhja me e madhe e shtetit, mos ju duket cudi.