Në Turqi, një rast të rëndë ka ndodhur ku një person dyshohet se ka vrarë të dashurën e tij dhe dogji trupin e saj, e ndërkohë justifikohej se po digjte mish sepse i ishte prishur frigoriferi i barit.
Raportohet se 32 vjeçari Cemal Metin Avci ka pranuar vrasjen e të dashurës aktiviste Pinar Gultekin dhe ky rast ka tronditur vendin duke nxjerrë njerëz në rrugë duke protestuar.
Protestat për vdekjen makabre të Gultekin kanë bërë që autoritetet të përshpejtojnë hetimet, duke arrestuar dhe vëllanë e të akuzuarit, pasi ishte lidhur me çështjen nga të dhënat e rrjeteve celulare. Vëllai i të akuzuarit ka thene se kishte ndjerë një erë të djegure kur shkoi në biznesin e te vellait në qytetin e Mentese, por i vëllai u justfikua duke thënë se po digjte mish të prishur pasi frigoriferi nuk funksiononte.
Sakaq, vëllai i autorit Mertcan Avci i kishte telefonuar anëtarëve të tjerë të familjes dhe tani akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e provave të vrasjes.
