Burgim i përjetshëm për infermierin, vrau pacientët me doza vdekjeprurëse insuline

time

Në Gjermani, një infermier është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 3 pacientëve me doza vdekjeprurëse.

Burri me emrin Grzegorz W, sipas prokurorëve ka vrarë edhe disa pacientë të tjerë me doza vdekjeprurëse insuline.

Grzegorz u shpall fajtor edhe për vjedhje e dëmtime fizike ndaj viktimave.

Ndërkohë, 38-vjeçari polak refuzoi të dëshmonte në sallën e gjyqit, por i kërkoi falje familjeve të viktimave.

“Ajo që kam bërë është e tmerrshme”, u shpreh ai.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *