Dy anije turke janë vendosur afër Qipros, vjen reagimi i ashpër nga qeveria greke

time

Dy anije turke janë vendosur afër Qipros së fundmi dhe ky veprim ka sjellë edhe reagimin e qeverisë së Greqisë.

Shteti grek e dënon këtë veprim të Turqisë, duke e konsideruar një shkelje të qartë të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sakaq, mediat vendase bëjne me dije se të mërkurën pritet që ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ndërkohë në këtë takim pritet të diskutohet rreth konfliktit në Mesdhe.

Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për të zgjatur lejen e hyrjes në frontin bregdetar Varosia. Ky vendim është një shkelje e qartë e Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Greqia do të forcojë të gjitha përpjekjet përkatëse të Republikës së Qipros.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të presë në një mëngjes pune nesër, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Panagiotopoulos, do të marrë pjesë gjithashtu. Takimi do të përqëndrohet në situatën në Mesdheun Lindor, procesin e meditimit për të ardhmen e Aleancës, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, është shprehur qeveria greke.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Dhe qeveria turke ne alarm nga ky reagim i ashper.
    Le te gjejne vrime ku te futen turqit .
    Me se fundi do te ngreme flamurin e Heladhes ne Stamboll e do t’i kthejme xhamite ne kisha.

  • Greket menduan se Turqit jane nji lloj si Berisha,Basha ,Meta dhe Rama,por ju doli ndryshe Turqit nuk shesin teritore te veta ata luftojne deri ne piken e fundit te gjakut bravo Erdgan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *