Kur erdhën çifutët në Shqipëri?

anazapta

Kjo popullsi u shpërnda qysh në antikitetin e vonë në trevat e Perandorisë Romake.

Në mesjetë dokumentohen të paktën që nga shek. XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, Vlorë, ku dallohen nga tiparet e tyre etniko-fetare.

Në fund të shek. XV grupe çifutësh të degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri, kryesisht në kohën e sulltan Bajazitit II.

Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë bashkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, Elbasan, Shkup, Prizren, Manastir etj.

Çifutët merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi.

Bashkësitë çifute në Shqipëri krijuan si kudo institucionet fetare e administrative-gjyqësore të veta.

Në qytete jetonin në lagje të veçanta.

Në Shqipëri nuk ka pasur diskriminim ndaj çiftutëve

 

****

Botuar në rubrikën Enciklopedi në Dita. Në foto, rrënoja të një sinagoge të hershme në Sarandë

 

Share This Article
15 Comments
  • ato rrenoja te Manastirit cifut te 40 shenjtoreve,nuk jane kot. Jane deshmi te shek.VI te eres sone kur nje bashkesi cifutesh te krishtere,(ka edhe cifute te krishtere)u shkeput nga Izraeli per te mberritur ne Rome,por perfunduan ne brigjet e Onhezmit te lashte ku ndertuan Manastirin cifut te 40 shenjtoreve.Venedikasit qe sunduan brigjet e Adriatikut 3 shekuj me vone e perkthyen Toponimin cifut dhe e quajten Santa Quaranta.Kisha greke qe mori nen zoterim manastirin nen patronazhin e sulltaneve turq e perktheu toponimin nga gjuha italiane dhe e quajti Saranda Penda.

    • bazilika ne Onhesm ku ka nje fragment qe deshmon per ta eshte e shek VI….
      Manastiri i 40 shenjtoraeve nuk eshte i Hebrenjve….qyteti nderkohe ishte qender peshkopale.

  • Me kulture e respekt quhen Hebrenj.
    A do Te na vij mire Te na quajne maloke, jemi shqiptare .
    Né gjuhen popullore e bejme gabim, por nje gazetar apo historian nuk mund.
    Lejo komentin

    • ÇIFUTË DHE HEBRENJ

      Kjo tabu njëfarësoj rimerr – duke pasqyruar dhe imituar – një situatë leksikore që ekziston në gjuhë dhe kultura të tjera, ku antisemitizmi ka rrënjë edhe historike, edhe në të tashmen; dhe ku antisemitët rëndom përdorin fjalë sinjalizuese të posaçme për t’u identifikuar me njëri-tjetrin. E tillë do të ishte fjala kike në anglishte, e cila është tabu në ligjërimin e përditshëm dhe konsiderohet si fjalë fyese me natyrë raciste.

      Anglishtja, përndryshe, përdor fjalë si Jew dhe Jewish, të cilat nuk janë as fyese as raciste në vetvete.

      Për arsye kulturore dhe historike, shqipja nuk ka fjalë e cila të jetë specializuar tashmë si etiketë raciste fyese për hebrenjtë; çifut, e cila sot po kërkohet të trajtohet kështu, nuk ka qenë përdorur gjë ekskluzivisht në kontekste të diskriminimit, denigrimit racial dhe të persekutimit antisemit.

      Fjala ka hyrë në shqip gjatë shekujve të pushtetit osman dhe ka shënjuar në mënyrë neutrale individët e etnisë përkatëse.

      Ndoshta edhe për këtë arsye, asnjë nga fjalorët e shqipes nuk e shënjon fjalën çifut si tabu a si keqësuese, por vetëm sa e përkufizon si:

      Pjesëtar i një populli, që banonte në Palestinë deri në shekujt e parë të erës sonë dhe që më pas u shpërnda në vende të ndryshme të botës; ai që e ka prejardhjen nga ky popull dhe që banon sot në Izrael ose në vende të tjera të botës; hebre.

      Përkundrazi, një përdorim i figurshëm i kësaj fjale, me kuptimin “dorështrënguar, koprrac, që sheh gjithnjë përfitimin”, etiketohet si keqësues. Edhe pse ky përdorim i referohet stereotipit folklorik të hebreut në kulturën europiane, ai sot nuk zbatohet më ndaj individëve të kësaj etnie (dhe në përgjithësi është vjetruar).

      Megjithatë, sa kohë që integrimi dhe globalizimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve gjatë këtyre tridhjetë vjetëve të fundit në kulturën politike Atlantike-Perëndimore ka sjellë me vete edhe pozicionimin e fortë kundër antisemitizmit, është ndier progresivisht nevoja edhe për një tabu leksikore, si ajo e anglishtes më lart, dhe këtë nevojë duket se po e plotëson fjala bisedore ekzistuese çifut. Ky specializim i një fjale të vjetër ka natyrë librore, jo-popullore; vjen nga lart jo nga poshtë; dhe nuk dëshmon ndonjë formë spontane antisemitizmi, edhe pse mund të përdoret tash e tutje për synime antisemite, sa kohë që e ka marrë etiketën e tabusë.

      Që nga momenti që statusi i çifut u problematizua, sidomos në shqipen formale dhe standarde, atëherë u desh plotësuar zbrazëtia e lënë prej tabuizimit; dhe ashtu u shpluhuros fjala hebré, dikur krejtësisht librore, për t’u përdorur në kontekste neutrale (së bashku me mbiemrin hebraik). Sa më dendur që të përdoret fjala hebré në kontekste ku dikur përdorej lirisht çifut, aq më shumë fundoset statusi i kësaj të fundit, në kënetat e tabusë dhe të antisemitizmit.

      Tani, mund të diskutohet sa të barasvlershme mund të jenë fjalët hebré dhe çifut – meqë ka një dallim në origjinë mes tyre, meqë të dytët mbahen si pasardhës të së parëve (te kjo faqe mund të lexoni një diskutim të dallimeve në anglishte); po aty, lexoj edhe se “në ato gjuhë ku të dy termat ekzistojnë, konsiderohet fyese dhe e pasjellshme që t’i quash “çifutët e sotëm” (modern Jews) hebrenj.”

      Por kjo nuk ka vlerë për shqipen. Çfarë ka vlerë për diskutimin e tanishëm, përkundrazi, është se atje ku ekzistojnë terma sinonimë për të quajtur individët e të njëjtit popull, si në shqipen çifut dhe hebre, atëherë diferencat kuptimore mes tyre do të përfshijnë, herët a vonë dhe në rrethanat e globalizimit, edhe antisemitizmin. Dhe në shqipen e sotme çifut, si fjalë bisedore, e cila ka zhvilluar edhe një kuptim keqësues (“koprrac”), është vetvetiu e dënuar që të tabuizohet; ndërsa hebre, si fjalë librore, do t’ia zërë vendin në leksikun neutral, siç edhe ia ka zënë.

      Është për t’u shënuar se, për arsye që janë vënë në dukje nga historianët dhe sociologët, antisemitizmi historikisht nuk ka hedhur dot rrënjë ndër shqiptarë; por sot, për pasojë edhe të globalizimit dhe të patologjive kulturore dhe fetare që vijnë si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, po vërehet një përhapje e qëndrimeve antisemite mes grupeve dhe qarqeve islamike ekstremiste, por edhe mes disa qarqeve neonaziste dhe konspiraciste (mjaft të përmend që denoncimi i fortë që i bëhet Sorosit dhe veprimtarive të OJQ-ve të financuara prej tij shpesh vjen me tonalitete të forta antisemite).

      Antisemitizmi mund të mos ketë rrënjë kulturore mes nesh, por kjo nuk i bën gjë shqiptarët vetvetiu imunë ndaj tij, përkundrazi.

      Dhe fakt është që diskursi antisemit, si ai islamist ashtu edhe ai tjetri neonazist, po e përdorin tashmë termin çifut si “ethnic slur”, ose epitet fyes, racist, kundër hebrenjve dhe gjithçkaje ata përfaqësojnë në psikologjinë dhe në imagjinatën kolektive. Dhe po e përdorin jo vetëm ngaqë besojnë vërtet ashtu, por edhe pse grupe të tilla ekstremiste konsolidohen edhe duke thyer sistematikisht tabutë, ose duke komunikuar mes tyre nëpërmjet një diskursi që pjesa tjetër e shoqërisë, përfshi edhe shoqërinë “zyrtare”, e konsideron tashmë si subversiv, ose tabu. Me fjalë të tjera, antisemitët “e rinj” mes nesh, nëse mund t’i quaj kështu, kanë keqas nevojë edhe ata për tabunë.

      Kjo “rrëshqitje leksikore” i bën vetvetiu të ndjeshëm ndaj fjalës – dhe tabusë së implikuar – edhe të gjithë ata që nuk duan të merren, madje as gabimisht, për antisemitë; sidomos ata që nuk duan të përdoren prej gjuhës, për të marrë pozicione me të cilat nuk identifikohen.[2]

      Fakt është që shqipes së sotme i mungon një fjalë për “Jew” dhe “Jewish”, e cila të mos ketë konotacionet e çifut, gjithë duke mundësuar diferencimin nga hebre, hebraik; aq më tepër që, për shumë prej nesh, izraelit – një tjetër alternativë – po i referohet gjithnjë e më shpesh qytetarëve të Izraelit dhe gjithçkaje ka lidhje me atë shtet (ndërsa për hebrenjtë (çifutët) karakteristika kryesore do të ishte që ata jetojnë në vende që nuk janë “të tyret” – p.sh. hebrenjtë e Francës, ose të Italisë.

      Më në fund, ashtu siç importojmë antisemitizëm, nëpërmjet predikimeve të klerikëve islamikë ekstremistë dhe teksteve të neonazistëve dhe burimeve të tjera të së djathtës alternative, njëlloj jemi duke importuar edhe strategjinë dhe metodat e luftës kundër antisemitizmit, e cila kërkon – paradoksalisht – edhe stabilizimin e tabuve antisemite. Dhe meqë lufta kundër antisemitizmit përbën një përparësi për kulturën e sotme Perëndimore, si pjesë e një lëvizjeje më të gjërë që kërkon mbrojtjen e diversitetit, të tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare dhe të bashkëjetesës me Tjetrin, por edhe distancimin permanent ndaj persekutimit të hebrenjve gjatë Luftës II dhe Holokaustit, atëherë edhe ne – si shoqëri me aspirata të caktuara – po i përvetësojmë me zell (herë të sinqertë herë oportunist) disa trope dhe stilema karakteristikë e shoqërive dhe kulturave të tjera ku antisemitizmi ka qenë dhe mbetet shqetësues.

      Prandaj edhe fjala çifut, në të gjitha përdorimet e saj, e ka marrë rrugën drejt tabuizimit

      • Sa qenke lodhur per të spjeguar ndryshimin çifut – hebre. Dhe dukesh qe je i mirepergatitur dhe alert. Thenê kjo per vete kam perdorur gjithmone fjalen çifut dhe nuk kam ndermend ta ndryshoj.

  • CIFUTET I PRANOI SULLTANI NE KOHEN KUR I NDOQI EUROPA. JO KAQ NE 1940 SELANIKU KISHTE 50,000 CIFUTE, DHE GJATE GJITHE KOHES SE PERANDORISE THIRREJ “JERUSALEMI I BALLKANIT”
    TE CILET GREKET JA DHURUAN HITLERIT.

  • Andej nga jam une hebrejt i quanin jahudij (mbase prejJ ehudes). Ky emertim i hebrejve asht mjaft i vjeter. Mendoj se fjale jahudi rrjedh prej personazhit biblik Jehuda.

  • Megjithate te ashtuquajturit Cifute ne Agios Saranda nuk ka patur,se vetem shkembenj la Saranda,kurse ne fushat e Vurgut Finiq,Buthrotos etj kane qene Greke ne Perandorine e Bizantit.
    Cifutet jane ne gjendje per interesa te bashkepunonin me Sulltanin kunder Epiroteve dhe Grekeve.

  • Shqiptaret jane nder popujt e lashte te njerezimit,sepse ruajne per popujt me te cilet kane pasur te bejne,emrat dhe karakteristikat e origjines,.
    Emertimi Cifut, erdhi nga perandoria osmane,,ashtu si solli perandoria Amerikane muxhahidinet ne Durres.Ky emertim nuk ka pasur konotacion negativ,aq sa ka emertimi arnaut per shqiptaret,ruminj per greket etj.
    Prandaj MOS U BENI KAQ DELIKATE.
    Nqs,themi katundar per Saliun dhe per Meten,nuk do te ndryshojme fjalorin pse keta te dy dolen politikane hajdute .Prandaj cifutet do ti quaj cifute,ashtu si 500 vjet me radhe.

  • Cifutet erdhen qe ne kohen e dyndjeve ne Bizant.
    Ishin Khazaret.
    Kozare ne Berat,vjen pikerisht nga fjala ;Khazar.Cifutet Izraeliane jane 100% Khazare Kaukazik.Popullsi Turkmene, nga Azerbajxhani.
    Kane ardhur me dyndjet turkmene qe njihen ndryshe si dyndjet vllehobullgare.

    • Ja ke fut kot. Artikulli eshte i sakte, eshte e dokumentuar ne gjithe ish-perandorine osmane se kane ardhur nga Spanja.
      Edhe per “dyndje vllehe” qenka shpikja e rradhes. Vllehet jane Ballkanas autoktone iliro-trake te romanizuar. Mos bej ga-ga kot kur s’ja ke idene fare, gomar.

      • Vllehet jane Dake si origjine, Kosovaret jane Trakas, Allbanezet jane Epirote+Ilire, kuptohet me shume trazime rruges.

  • Cifut ne shqip, Jewish, Jew ne anglisht dhe gjithe sinonimet ne gjuhet e tjera europiane, rrjedhin nga emri Jude, i pershtatur dhe transformuar fonetikisht sipas gjuheve dhe kulturave perkatese.
    Eshte fakt se nga cdo perzjerje martesore apo konvertim ne judizem, pasardhesit jane quajtur cifute, jane treguar me gisht nga bota e krishtere, prandaj dhe jane izoluar, jane shtuar ne numer dhe kane jetuar e ende jetojne te lidhur ngushte me njeri tjetrin.
    Por eshte fakt, gjithashtu se emri cifut, ne shqip, eshte emri per kete popull dhe nuk eshte emertim racist dhe diskriminues.

  • Familja e Mimiko Kantozi ka pas jetuar dhe punuar ne Shkoder. Mimiko ishte drejtor i Ndermarjes Ushqimore. Pastaj erdhi ne Tirane si nen/drejtor i AlbTurizmit shqiptar. Ishin njerez te mrekullueshem. I kisha komshi, te htepia e tim eti, per shume vite, te pallatet e Aviacionit, Nr. 3; Kati pare, ne Rr. Sami Frasheri, Tirane. Prinderit e Mimikos, se tani nuk po me kujtohen emerat, ishin engjej te vertete. Nena e Mimikos, BELA, ne mos gaboj, nje grua e shendoshe,bardhoshe, e bukur ne trillik besoj, tregonte me shkaka, nenes time, qyfyre per te shoqin ISAKUN, tani mu kujtua emeri tij, etj. Davidi ishte djali Mimikos. Kishte edhe nje vajze. Edhe bashkeshortja e Mimikos ishte zonje grua. Po te ishte gjalle Nena ime mund ta pyesja ate, dhe keshtu mund te shkruaja edhe me shume kujtime konkrete per kete familje shembullore. Sepse hynim e dilnim lirshem midis nesh, ne pallatin qe kishte vetem 5 apartamente. Kjo do te thote se dy vllezerit e mi dhe nuset e tyre qe jetuan me gjate se Une, ne fqinjesi shume te mire me Kantozet, nuk kane se cfare te shtojne pozitivisht. Kane sa te duash, kujtime te bukura njerezore.Gjithesesi.
    Uroj sinqerisht qe te jene mire e me mire.
    Perqafime vllazerore.

  • Ne fakt e verteta qendron se emri vjen ose epiteti qe te vendoset dhe te ndjek nga pas ne breza vjen si shkak i demostrimit qe personazhi yt ka shfaqur ne publik. ( muti )nuk ka tjeter domethenie edhe se i thon jashtqitje apo bajge ai mut eshtë. Çifutet po kerkojn te lajn veten me shurr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *