Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Elbasanit, ja kush e zëvendëson

J L

Klevis Xhoxhi do të jetë Prefekti i ri i Elbasanit. Ai do të zëvendësojë Maksim Malajn.

Maksim Malaj ka mbajtur më parë postin e Këshilltarit për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama.

Gjeneral Major Maksim Malaj mbajti këtë post për disa muaj me Vendim të Këshillit të Ministrave në këtë post, të cilin më herët e mbante ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Më pas u rikthyer sërish në postin e Perfektit tëElbasanit.

Maksim Malaj ka qenë edhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Prefekti i ri fytyre e vjeter e mafies se Qazim Sejdinit i cili ende ben politiken e kuadrit ne Elbasan. Te vjen keq ku eshte katandisur PS. Ed , ndrysho kurs sa nuk eshte vone. Votat nuk fitohen me mafien por me njerezit e ndershem. Pyet vetem se cfare feste kane bere ne kadaster qe ju iku ky drejtor monster, pacavure .

  • Prefekturat janë organizma krijuar me dobiçllëk që partia qeverisëse të fus shkopinjë në rrota në qeversjen e bashkive të fituara nga partitë opozitare dhe për të shpërblyer me rroga të majme militantët parazitë të partisë qeverisëse të punsuar në zyrat e prefekturave, është thjesht një çiban malinj i shtetit me natyrë kusarqeverisëse. Madje edhe në ish komunat që u është ndryshur me djallëzi emri, u janë shtuar parazitët militantë të partisë socialiste si batallsit që bredhin klubeve të pastrim gjelbërimit. Të shtosh edhe dyfishimin e organikës së bashkive me pretekstin e ndryshimit të emrave të komunave ,administrata Rama është një peshkeaqen gjigand parazit që gllabëron me babëzi miljona nga djersa dhe mundi i popullit punonjës. Po as 2 miljon nuk jemi, o njerëz, që të kemi në kurriz 140 mumje deputetësh me kosto super të lartë dhe tre administra paralele, prefekturë, bashki,dhe komunat me emër të ndryshuar. Dhe mëndja pjellore e kryeministrit (që kur rrotulluhet në krevat dhe nxjer njërin sy që zgurdullohet në harmoni me shprehjen e fortë omerikonçe “What the fuck” çfarë nuk pjell), ka nxjer edhe një organizëm tjetër që do të jetë mbi prefekturat që do të quhen hiperprefektura (më duket) dhe hiperprefektët do të jenë dy, një fëmër dhe një mashkull, që të kontrollojnë njeri tjetrin për korrupsion me rroga mujore nga 300000 L të rinjë në mos gabohem. Kusarqeverisja e shokut Edi të ripjelljes së PS s’ka të ndalur dhe thuhet që këto ditë do të shtohen edhe nja 100 000 mësues dhe nëpunsa në administratë që do të bëjnë më të sigurtë mandatin e tretë sepse do tu kërkohet si shpërblim nga 30 votues të rekrutuar. Shoku Edi, i fortë në matematikë, bën llogari dhe i takon nga dy miljon votues që ka vëndi tre miljonë të votojnë pro PS dhe nga140 që duhen ai do të siguroj 180 mandate. Nuk ka lajthitje në shifra, kjo është matematika e re kryeministrore që thot që çmimi ulet kur bëhet nga 7,5 në 9,5 dhe me aprovimin e listave të hapura ediramiste ai që mer 10 000 vota ka mar më pak se 4 votat që ka mar kandidati që është i pari në listën që kryetari ka pregatitur që tani dhe e mban në xhepin e pasëm të benevrekëve. Kjo matematikë moderrne po bën edhe Lulin xheloz që tani shumzimin me shtatë e ka mësur për mrekulli dhe deri sa të bëhet kryeministër i ka dhënë fjalën partisë, Saliut dhe ambasadores Kim që do ta mësoj të gjithë tabelën e shumzimit, se …..nuk ka lezet tja kaloj në matematik kandidati kundërshtar, ai që ka zbuluar ligjin e matematikës zgjedhore që numrin 4 e bën më të madh se 10 000!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *