Integrimi në BE/ Varhelyi: Kam sjellë lajme të mira për Shqipërinë, fillojmë fazën e investimeve

time

Komisioneri Oliver Varhelyi deklaroi se ka ardhur në Shqipëri me lajme të mira jo vetëm sa i takon politikës së zgjerimit, por edhe me planin ekonomik dhe nisjen e fazës së investimeve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin rama, komisioneri premtoi ndryshim rrënjësor të rajonit në 4-5 vitet e ardhshme.

“Ne kemi ardhur ose po vijmë në fund të rinovimit të asaj që quhet politika e zgjedhimit. Kur nisëm punë si komision, ne e bëmë të qartë që ditën e parë të detyrës. E kemi me të vërtetë dhe do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor. Do e bëjmë këtë dhe me politikën e zgjerimit. E kemi seriozisht. Ne kemi mundur që të marrim dakordësinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tani kalojmë tek segmenti i tretë i kësaj pune të madhe, dhe kjo ka të bëjë me planin ekonomik të investimeve. Plani duhet të përshpejtojë punën që duhet të bëjë rajoni për të kapur ritmin e BE. Patëm krizën e COVID, dhe kjo ishte sfidë e madhe. Ndaj ndihmuam me fonde vendet e Rajonit. Ky është një plan të cilin ne e kemi ndërtuar me vendet e rajonit. S’jemi këtu t’ju themi se kjo është gjeja më e mirë, por për t’ju dëgjuar.

Na kanë ardhur idetë, projektet, në mënyrë që rimëkëmbja të jetë më e shpejtë. Ne e kemi përpiluar dhe projektuar këtë paketë, duke pasur parasysh se çfarë është thënë nga rajoni. Mendojmë se plani që jemi këtu sot, mund të ndryshomë panoramën e rajonit për 4-5 vitet e ardhshme. Ne po përfitojmë 9 mld euro me grante për këtë plan. Ne duam që me këto fonde tyre arrijmë dhe një shtesë prej 20 mld euro. Po flasim për një plan madhor, që do të sjellë vende pune dhe rritje ekonomike. Ka një hendek të madh mes disponueshmërisë së internetit, me nevojat e biznesit. Jemi këtu për të ndihmuar. Në rast se ju doni të keni ekonomi digjitale, do ju duhet bota. Shqipëria do i japë furnizim me gazin në të gjithë rajonin. Ne jemi të gatshëm që të sjellim në pararojë të gjitha projektet. Ne jemi të gatshëm që të flasim për korridoret blu, në pjesën e bregdetit që të punojmë për gazsjellësin. Që të punojmë për dy hidrocentrale në Shqipëri. Janë projekte madhore që do të sjellim përmirësim të klimës së investimeve.”, tha ai.

h.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • OPA PLASNE COKOLLATAT DHE KENDEJ THOSHTE
    I MADHI TREBICKA (aktori jo ai i fishekeve).
    JUVE DO NA AKORDONI LESHT E MARIKES, JUVE JU QAN SYRI VETEM PER SERBINE, PER NE BENI GJOJA SIKUR KENI PROJEKTE DHE KAQ!!
    NGA ANA TJETER EDHE BREKUSHES I INTERESON SHUME QE MOS TJU KETE NEPER KEMBE SE E BEZDISNI!

    • E gjithe kjo per te rekuperuar terren sepse eshte sulur Kina per investime ne Europen lindore. Sikur te terhiqet Kina asnje qindarke nuk japin keta. Akoma nuk kane mbajtur premtimin per shtetet e tyre te BE per ndihmat kunder Covid-19.
      Asnje qindarke nuk kane marre akoma shtete si Italia, Spanja, Franca, Greqia etj..etj…

  • E gjithe kjo per te rekuperuar terren sepse eshte sulur Kina per investime ne Europen lindore. Sikur te terhiqet Kina asnje qindarke nuk japin keta. Akoma nuk kane mbajtur premtimin per shtetet e tyre te BE per ndihmat kunder Covid-19.
    Asnje qindarke nuk kane marre akoma shtete si Italia, Spanja, Franca, Greqia etj..etj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *