Përfundimi/ Studimi i fundit tregon se sa mund të mbijetojë koronavirusi në lëkurën e njeriut

time

Një ekip studiuesish nga Kyoto në Japoni kanë dalë në përfundimin se koronavirusi mund të mbijetojë deri në nëntë orë në lëkurën e një njeriu, pas një eksperimenti laboratorik të kryer.

Ata zbuluan se virusi mbijeton për 9 orë, katër herë më shumë sesa mund të jetojë virusi i gripit A. Stabiliteti i SARSCoV-2 në lëkurën e njeriut mbetet i panjohur, duke marrë parasysh rreziqet e ekspozimit viral ndaj njerëzve, shkruan autorët.

Studiuesit nga Universiteti i Kiotos janë shprehur se ky informacion mund të ndihmojë në zhvillimin e mënyrave për të parandaluar transmetimin e virusit përmes kontaktit, ndërsa tregon se sa e rëndësishme është larja e duarve.

Sakaq, ekspertët studiuan edhe virusin e gripit A, që njihet edhe si gripi sezonal, i cili mund të qëndrojë në lëkurë për gati 2 orë.

Këto rezultate tregojnë se SARS-CoV-2 ka një qëndrueshmëri dukshëm më të lartë në lëkurën e njeriut sesa gripi sezonal”, kanë thënë autorët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *