Institucionet në Greqi, ditën e sotme njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 436 raste të reja të koronavirusit në vend.
Ndërkohë raportohet se janë regjistruar gjithashtu 6 persona të cilët kanë humbur betejën me COVID-19.
Sipas mediave helene, 57 persona janë identifikuar pas testeve në pikat hyrëse të vendit dhe gjithashtu nga këta që kanë rezultuar pozitiv.
Sakaq, institucionet shëndetësore bëjnë me dije se 91 pacientë trajtohen të intubuar dhe janë në gjendje kritike.
h.b/dita
