Në qytetin e Selanikut në Greqi, raportohet një ngjarje e rëndë ku mediat fqinje shkruajnë se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në një apartament.
Sakaq, personat që kanë raportuar për rastin në fjalë ishin pronarët e banesës të cilën e kishin dhënë me qera dhe janë alarmuar pasi kanë ndjerë erën e keqe.
Më tej, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e gruas fatkeqe e cila kishte edhe lëndime. Sipas ekspertizës gruaja kishte humbur jetën që të dielën, ndërsa prania e gjurmëve të gjakut në dyshemenë e shtëpisë si dhe disa orendi të rëna, ngrenë dyshimet se ajo është vrarë.
Ndërkohë, oficerët e policisë të Departamentit të Krimeve kundër Jetës të Selanikut po kontrollojnë banesën dhe janë duke vijuar hetimet.
h.b/dita
