Korçë/ Burri qëllon me thikë të riun, konflikti i momentit përfundon në plagosje

time

Në Korçë, një konflikt i momentit ka përfunduar në plagosje të një të riu.

Autori është një 46-vjeçar, ndërsa i plagosur me thikë ka mbetur një 28-vjeçar. Sakaq, policia po punon për kapjen e autorit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *