FMN parashikon një rënie ekonomike me 7.5% në Kosovë, e njëjtë si me Shqipërinë, tkurrja do të jetë mes 6.-7.5% teksa në 2021 do të rikthehet në 4.5-6%.
Sipas misionit të FMN, Kosova është goditur rëndë nga pandemia ekonomikisht. Pikërisht gjatë 2020 korriku dhe gushti kanë sjellë një rritje ekonomike, por me shtimin e rasteve sërish ka ardhur goditja e dytë.
Por ndërkohë thuhet nga misioni se ka një pasiguri të madhe ekonomike dhe qeveria duhet të bëjë përpjekje për të zbutur pasojat nëpërmjet pasojave fiskale dhe financiare.
“Populli i Kosovës dhe ekonomia e saj janë goditur rëndë nga pandemia. Politikat fiskale dhe financiare kanë zbutur ndikimin e goditjes në ekonomitë familjare dhe biznese, ndonëse mungesa e konsensusit politik deri më tani ka parandaluar një reagim më të fortë të politikave. Rritja e lartë e rasteve të infektimeve në periudhën korrik-gusht e detyroi qeverinë që ta ngadalësojë rihapjen dhe të rivendosë masa të pjesshme të mbylljes, duke frenuar kështu rikthimin ekonomik fillestar. Fokusi i politikave afatshkurtra duhet të jetë në sigurimin që sistemi shëndetësor të mund ta përballojë efektshëm kërkesën jashtëzakonisht të lartë për shërbime shëndetësore, duke vazhduar me mbështetje të të ardhurave.”- thuhet në deklaratë.
Sipas FMN kryesore janë:
- Politika fiskale duhet të vazhdojë t’i zbusë humbjet e të ardhurave për ekonomitë familjare dhe bizneset, ndonëse forcimi i modelit, targetimit dhe transparencës së masave është jetik për periudhën vijuese. Përderisa pezullimi i rregulles fiskale më 2020–2021 është i arsyetuar, ai duhet të kombinohet me një zotim të komunikuar qartas për rivendosjen graduale të tij, nëse rimëkëmbja ekonomike stabilizohet.
- Nga ana tjetër, politikat financiare duhet të vazhdojnë të zbusin goditjen që kanë pësuar të ardhurat, pa rrezikuar stabilitetin e sektorit bankar.
- Përderisa ruajtja e shëndetit të njerëzve dhe luftimi i recesionit janë prioritete afatshkurtre, pandemia ka përkeqësuar një numër sfidash para-ekzistuese strukturore. Adresimi i tyre vazhdon të jetë me rëndësi të madhe për rritjen e produktivitetit dhe për të siguruar që sukseset ndahen në mënyrë të barabartë.
h.b/dita
