Një 37 vjeçar shqiptar i arrestuar nga autoritetet britanike në kuadër të një operacioni të koduar “Kulmi”, ekstradohet në Itali.
Shqiptari me iniciale H.E u arrestua në aeroportin “Heathrow” të Londrës më 3 shtator të këtij viti. Ai ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në rrjetin social Instagram.
Përmes këtij rrjeti social ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohej një vajze inekzistente shqiptare.
Sakaq, arrestimi ishte gjithashtu i mundur falë aktivizimit të rrjetit evropian kushtuar kërkimit dhe kapjes së të arratisurve ndërkombëtarë, në të cilin Italia merr pjesë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor.
Pasditen e sotme, shqiptari mbërriti në aeroportin Fiumicino.
h.b/dita
