Situata nga koronavirusi, operatorët turistikë i shkruajnë letër Ramës: Mbështetje me skemë të veçantë për sektorin, si në vendet fqinje

time

Pandemia e COVID-19, si në botë ashtu edhe në Shqipëri i dha një “goditje” të madhe ekonomisë së vendit. Një ndër sektorët jetikë të ekonomisë së Shqipërisë është turizmi që ka marrë një goditje të dytë në periudhë kohore të afërt.

E para ishte nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku pësoi shumë dëme dhe po punohej për të marrë masat e duhura që këtë verë Shqipëria të ishte e gatshme për të pritur turistët, mirëpo kjo gjë u la mënjanë pasi një goditje tjetër erdhi për bizneset dhe për ekoniminë shqiptare kohët e fundit e cila sërish goditi edhe turizmin. Bëhet fjalë për epideminë e COVID-19 që ka ‘pushtuar’ botën dhe vazhdon akoma ta bëj.

Operatorët turistikë i kanë drejtuar zyrtarisht qeverisë një paketë propozimesh për ndihmë në përballimin e efekteve të pandemisë së COVID 19, që ende po godet këtë sektor. Ata propozojnë që paketa e ripunësimit të shtrihet akoma me tutje për punonjësit e larguar, pasi efektet e pandemisë vazhdojnë të ndihen deri më sot.

Në këtë letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ministres së Financave Anila Denaj dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, Shoqata e Turoperatorëve kërkon mbështetje të veçantë për këto biznese dhe agjencitë turistike, guidat dhe transportin turistik qe janë edhe grupimi më i prekur dhe pothuajse pa aktivitet gjatë gjithë vitit.

Gjithashtu, operatorët kërkojnë mbështetje për punonjësit e mbajtur në punë, pasi është hera e dytë që pikërisht ky grupim punonjësish nuk përfshihet në skemat mbështetëse të qeverisë dhe një tjetër kërkesë e operatorëve turistikë është mbështetja me skemë të veçantë për sektorin, siç është zbatuar edhe nga shumë vende fqinje.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Pervoni vallet e musikes , ju ndihmoj iu thot Klosi!
    Cka me çahin bythen , hapni tuajen ju thot Rama
    Fluturoni si une ju , edhe shtohni ju thot Ahmetaj
    Jam si ju , ju thot Anila, s’kam gje n’dore !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *