Shuhet ëndrra e Kosovës për Europian, Maqedonia e Veriut fiton derbin ballkanik

time

Maqedonia e Veriut i ka dhënë fund ëndrrës së Kosovës për kualifikim në Europian. Kjo për arsye se është mposhtur 2-1, në përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të luajtur sot në Shkup.

Sakaq, të gjithë golat e takimit u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes. Me 8 mungesa të mëdha “dardanët” u shfaqën të pafuqishëm të bënin përmbysjen e madhe, që do t’i dërgonte në finale ndaj Gjeorgjisë.

Goli i parë erdhi pas vetëm 16 minutash lojë, ku Ristovski kaloi në avantazh vendasit, i ndihmuar edhe nga devijimi i Kolollit. Kosova nuk u dorëzua teksa në minutën e 29 Hadërgjonaj realizoi një gol spektakolar me parabol duke rikthyer baraspeshën.

Gjithsesi, rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar deri në fundin e ndeshjes megjithëse trajneri i Kosovës provoi të ndryshonte diçka në lojën e “dardanëve”.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *