Ministri i Jashtëm i Greqisë shkon sot në Kosovë, ngrihet në këmbë gjithë Policia, alarm për bombë pranë Agjencisë së Inteligjencës

J L

Ndërkohë që sot pritet të shkojë në Kosovë ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e këtij shteti.

Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës pasi dyshohet për lëndë eksplozive.

Në këtë pjesë janë vendos shirita të sigurisë dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit. Nga Policia nuk ka ende informacion zyrtar.

Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00, ku do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla.

Para mbërritjes se ministrit grek kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.

Në ora 9:30 ministri grek do të pritet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa në ora 11:00 do të pritet nga ministrja e Jashtme Haradinaj – Stublla.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Po keta greket sikur nuk e kane njohur Kosoven?
    Kane marre ultimatum nga Amerika per te njohur Kosoven,,Nuk e djegin dot me flamurin Amerikan,se nuk ka bythe Franca t`i mbroje nga Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *