Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Shkodrës.
Bëhet me dije se një qytetar ka goditur në mënyrë brutale një punonjës policie.
Shtetasi është identifikuar nga policia e Shkodrës si Indrit Shtegu, i cili ka rrahur punonjësin e policisë vendore Hysni Idrizi.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në lagjen ‘Parrucë’ në orët e pasdites të 8 tetorit..
Shtegu, i cili është shpallur në kërkim ka parkuar në kundërvajtje mjetin triçikël në lagjen ‘Parrucë’ duke e vendosur në një parkim dysh.
Në atë moment efektivi Idrizi është gjendur aty dhe i ka vendosur një gjobë drejtuesit për parkim në kundërvajtje.
Në atë moment Shtegu ka debatuar me efektivin e policisë, Idrizi dhe pas debatit të tyre e ka goditur në fytyrë me grushte ndërsa mësohet se e ka dëmtuar konsiderueshëm.
Pas kësaj ngjarje efektivi i policisë, Idrizi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa mësohet se ka thyer nofullën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të tjera të policisë duke nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër të qytetit.
Nga kontakti i policisë me familjarët mësohet se këta të fundit janë shprehur duke i thënë efektivëve se Shtegu ka probleme të shëndetit mendor megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar.
Tashmë policia vijon kërkimet për arrestimin e Shtegut, i cili akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.
j.l./ dita

Paska probleme te sistemit mendor ? Po per tu fshehur i punoka truri ? Tregojini forcen e ligjit ju lutem se si duhet respektuar polici. Nqs nuk e beni paskeni qene rrace mu.. i, qurrash dhe frikacak.
Te ngresh dorë ndaj ruajtesit te rendit dhe te jetes, eshte krimi me i shemtuar, qe vetem tek ne nuk merr vemendjen e duhur.
Ndeshkimi duhet te jete i rrepte, pa leshime, pa pasione, por ne mbeshtetje te ligjit dhe te drejtesise, aq sa krimineli i fshehur si mi, te deklarojë me gojen e tij dhe me ze te larte:
-Mallkuar qofsh nene, perse me linde!
Njerezit duhet te mesojne edhe permes ligjit, ndryshe do te hame njeri-tjetrin, siç ndodh me peshqit ne det…