KED kalon kandidaturën e Sonila Bejtjes për Gjykatën Kushtetuese, kandidati Eugen Papandile nuk plotëson kriteret

Edlira Shehu

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi lejon kandidaturën e Sonila Bejtjes për vendin e lënë bosh nga Besnik Muçi në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë kandidati tjetër, Eugen Papandile nuk e ka kaluar filtrin e plotësimit të kritereve ligjore.

Nga 10 kandidatë për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës, vetëm dy u lejuan të vijojnë, Bejtja dhe Altin Binaj.

Sonila Bejtja është bashkëshortja e gazetarit Andi Bejtja.

Pas kalimit të kësaj faze, të dy kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit nga KED.

Njoftimi i KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), vijoi këtë të premte, datë 09.10.2020, mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

– Eugen Papandile

– Sonila Bejtja

  1. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokatit te Popullit, përfaqësuesite Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 05.10.2020.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, unanimisht vendosi:

  1. Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese :

1.Sonila Bejtja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

B . Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1.Eugen Papandile, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

e.sh/Dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Po ka té bêjé me atê bejten bythlépirsin salés e metês atéheré gjykata kushtetuese dhe reforma në drejtési janê tê rikapura nga krimi ! Amb. Amerikane ka dêshtuar dhe me dashje éshté pjesê e këtij mashtrimi 30 vjeçar !

  • Do te ishte fatkeqesi per Drejtesine shqiptare nese Sonila
    Bejtja do te zinte vend me Gjykaten Kushtetuese. E them
    kete duke patur parasysh vetem nje fakt,mbase gaboj, te
    bashkeshortit te saj,Andi Bejtja,nje fanatik pa skrupull dhe ma do mendja se do te influencoje te bas hkeshortja
    e tij . Keshtuqe do te kemi konflikt interesi dhe si e tille nuk do te kemi Drejtesi por antidrejtesi ………!
    “Nga Selaniku tatepjete,sic ka qene do te jete …….”
    A e shikon I Zonja e nderuar Kim, edhe KED eshte shndrruar me nje marionete ku klika politike presionon
    qe me cdo kusht te fuse ne Kushtetuese njerezit e saj !

    • Problemi ne lidhje me GJ.K. nuk eshte aq subjekti njeri, se sa kuptimi, ligjet dhe gjithe sistemi ne lidhje me kete gjykate-institucion. Kjo gjykate-institucion duhet te kontrolloje kryesisht ligjet dhe te mos jape vendime organi gjyqsor per nje e tjeter problem, por thjesht keshillim e sugjerim dhe, ne raste kontradikte ligjesh mosaprovimin e saj. Kaq.

  • Perse gjithe ky nxitim nderkombetare per te mbushur GJK e GjL me njerez anonime.
    Nje Noter nuk ka kurresesi brumosjen per te qene gjyqtar ne shkalle te pare jo me per te analizuar perputhshmerine e ligjeve me kushtetuten. Në Keto vende duam njerez me formim dhe perkushtim akademik dhe me eksperiece te gjate në gjyqsor, njerez qe kane formim profesional te panderprere dhe te kene botuar libra pa kopjuar lart e poshte.
    Nje apartament nuk i ben te korruptuar. Në shqiperi edhe infermier, kapterr, taksixhi, specialist dikasteri, sportelist banke etj etj kane 1 ose 2 apartamente,
    Te jene te gjithe te korruptuar? Po ministrat si qenkan te ndershem?
    Hoqen njerez me doktoratura e profesore në dekada per ti zevendeauar me pullaxhi e vulaxhi.
    Fundi i reformes.

  • DITA:Me ne fund Vitore Tusha e zgjedhur nga LikeFloriri pasi largoi Ardian Dvoranin zgjodhi Sonilen e militantit te paskrupull te Saliut.
    -Dhe GjK u kap nga Sb,Im,Lb 100 %,ndaj I.Meta ka dite qe po ulutin.
    -Ambasadorja Kim e pergezoj Tushen ne detyren e KED dhe jo Dvoranin kur u largua padrejtesishte.Edhe kjo nje lloi si Arvizu mbeshtet vrasesit e 21 janarit.
    -Sonila Bejtja nuk duhet te shkoi ne GjK,pas Marsida Xhaferllarit te Alibeut po te PD-ne shkelje te ligjit.Siç duket Rama e Ruçi po flen gjum kur Like po ua dredh me krahemarrje.
    -FLM DITA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *