Të shtëna me armë zjarri në drejtim të kompleksit “Adorions Palace” në Maminas, janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Kompleksi luksoz është i 37 vjeçarit Eugert Lazaj, i cili u gjet i vetëvrarë rreth dy muaj më parë në vilën e tij në zonat rezidenciale pas TEG.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se për ngjarjen janë shoqëruar disa persona, por nuk jepen të tjera detaje.
“Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve”, njofton policia.
Eugert Lazaj u gjet i vdekur në banesën e tij në zonë e Farkës në Tiranë më 30 korrik, ndërsa sipas grupit hetimor dyshohet se biznesmeni u vetëvra. Dyshohet se ai e mori këtë veprim në kushte depresioni.
o.j/dita
