Ishte në kërkim, bie në pranga 34-vjeçari i dënuar për një vrasje në Rrëshen

time

Në Kamëz Forcat e Policisë kanë vënë në pranga një shtetas 34-vjeçar i cili ishte në kërkim për vrasje.

Personi u ndalua gjatë një kontrolli policie ku u identifikua si Arjan Prenga, person ku i njohur nga forcat e rendit sepse i dënuar nga Gjykata e Lezhës për një episod të ndodhur në vitin 2009 në Rrëshen. Për këtë ngjarje është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj heqje lirie për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J.” – njofton policia.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *