Kosovë/ Katër persona humbin jetën nga COVID-19, regjistrohen 80 raste të reja në 24 orët e fundit

time

Në Kosovë, në 24 orët e fundit bëhet me dije se 4 pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Ndërkohë IKSHPK bën me dije se janë realizuar 566 testime, prej të cilave 80 persona kanë rezultuar pozitiv dhe sipas autoriteteve shëndetësore në Kosovë, 32 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *