Koronavirusi në Shqipëri/ Tre qytetarë humbin jetën nga COVID-19, ja sa të prekur u regjistruan në 24 orët e fundit

time
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 165 raste të reja me COVID-19 dhe 3 qyetarë kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë informoi se janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga COVID-19. Sakaq, me dije bëhet se janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ministriaju bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për në ambientet e hapura dhe të mbyllura duhet të vendoset detyrimisht maska ose barriera mbrojtëse.
Share This Article
1 Comment
  • Nderroheni kte numrin tre me vdekjet nga kovidi ne shqiperi se ja shpifet miletit , ka 7muaj qe nga 3 persona ne dit vdesin si ka munci nuk qelloj nje dit te vdesi nje njeri i vetem ose 4ter por gjithmon tre , nuk dini as te genjeni o felliqsirat e shendetsis , mjaft ju plera te ministris shendetsis ja shpifet njerezve duke genjyer , lajmi juaj duhet verefikuar dhe nese genjeni duhet te shkoni ne gjyq nga ministrja dhe te tjer nga pas , palaço , nuk njef limit mashtrimi dhe maskaralliku ne kte vend , vetem shtet drejtesi dhe qytetari nuk gjen me ne kte vend ka 30t vjet , ka ardh koha te themi lavdi Enver Hoxhes se paska qen vertet shqiptari me i mir ne te ter kohrat , se beri shtet per 50t vjet ku mashtrimi shkonte ne burg dhe drejtesia ishte drejtesi ishim njerez me dinjitet , jemi kthyer ne kafsh specie pa vler ne kte koh muti ku drejton llumi mashtrimi krimi e rrugaçeria .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *