Një aksident tragjik ka ndodhur në Rromanat të Durrësit ku një i moshuar ka vdekur pas përplasjes nga automjeti.
Drejtuesi i mjetit është një 41-vjeçar i cili ka përplasur me makinë të moshuarin teksa po kalonte rrugën duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Mirëpo, bëhet me dije nga autoritetet se i moshuari është ende i paidentifikuar dhe ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në Polici.
“Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.
h.b/dita
