“Situata është normalizuar, hetim për organizatorët”, Ministria e Drejtësisë reagon për grevën e urisë në burgje

time

Të dënuarit me burgim të përjetshëm, të cilët i nënshtrohen regjimit 41bis në burgun e Peqinit janë nismëtarët e grevës që ka përfshirë këtë institucion, thotë Ministria e Drejtësisë në një komunikatë për mediat.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar gjithashtu se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkepunim me agjensitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje.

Sipas Ministrisë, situata e krijuar ka marrë fund që më 9 tetor në burgun e Peqinit dhe gjatë ditës së sotme edhe në institucione të tjera në vend. “Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njeriut”, thotë Ministria.

Njoftimi:

Nisur nga situata e bërë edhe publike disa ditë më parë, lidhur me refuzimin e ushqimit në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, bëjmë me dije se të gjitha strukturat e angazhuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë pasur vëmendjen maksimale për sigurinë në institucione, respektimin e të drejtave dhe lirive të të dënuarve në respektim të ligjit si dhe sigurinë e jetës e shëndetit të tyre.

Pavarësisht pasqyrimit të bërë nga disa portale për një grevë masive në burgje, bëjmë me dije se kjo situatë ka qënë më së shumti në IEVP Peqin, pasi disa të dënuar në këtë institucion kanë refuzuar marrjen e ushqimit nga Institucioni duke paraqitur kërkesa të karakterit legjislativ për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve, amnisti, etj. Shkaku kryesor i fillimit të saj është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera.

Ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njëriut.

Deri më sot situata paraqitet e normalizuar në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, pavarësisht kësaj situata po ndiqet me vëmëndje të shtuar nga të gjitha forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve së bashku me ekipet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë.

Po gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkepunim me agjensitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje.

Ministrja e Drejtësise ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune që do të shohë me kujdes të veçantë problematikat e konstatuara për çështjet e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve në respekt të kuadrit ligjor në fuqi për fshi dhe ndryshimet e përmirësimet e nevojshme në strukturat drejtuese të sistemit të burgjeve.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • cfare turpi si mund te hetosh organizatoret per greve urie
    greva urise eshte greve pasive
    pjesemarresi heq te drejten vetvetes per tu ushqyer
    nuk eshte aktivitet desktruktiv as dhune. Perkundrazi pjesemarresit jane ne pozicion defensif.

    a jeni ne terezi more min. E DREJTESISE cfare hetimi mbi organizatoret flisni
    kto jane veprime diktaturash me sa duket se te burgosurit kane patur te drejte.

  • Aman more ju te ministrise se mos perdreq del emri i likes si organizator dhe mos ju shkon ne mendje qe ta akuzoni ate per ndjekje penale. Mos beni gabim se likja eshte bashkuar me 5 heronjt e vigurt dhe nuk shkulet prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *