Skuadra e Vllaznisë “pushtohet” nga koronavirusi, konfirmohen edhe 4 futbollistë të prekur

time

Pandemia e koronavirusit ka pushtuar skuadrën e Vllaznisë.

Në 24 orët e fundit burime bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv edhe katër futbollistë të tjerë, duke e çuar në 7 numrin e lojtarëve të prekur.

Së fundmi të infektuarit janë Herald Marku, Aleksander Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba. Ndërkohë më herët të prekurit nga COVID-19 ishin Erdenis Gurishta, Eni Imami, Uheid Hoxha.

Vlen për t’u theksuar se pavarësisht infektimit futbollistët gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kjo nuk do të ketë ndikim në kampionat pasi ende nuk ka nisur për shkak të bojkotit.

h.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *