COVID-19/ Regjistrohen 2 viktima dhe 49 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

time

Kosova gjatë 24 orëve të fundit ka testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

Sakaq, brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Deri tani, numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *